Zjarri kaplon një shtëpi në Zhepinë,vendimtare ndërhyrja e Zjarrfikses së Strugës

Falë ndërhyrjes së Njësitit Zjarrfikës të Strugës dhe banorëve vendor të Zhepinit në kohë rekord është shuar zjarri në kulmin e një shtëpie të këtij fshati të Strugës.Sic informohet Strugalajm .com nga banorët vendor ishte decizive ndërhyrja e Njësitit Zjarrfikës të cilët izoluan zjarrin vetëm në kulmin e shtëpisë dhe për pasojë nuk e lejuan atë të përhapet në pjesë të tjera të shtëpisë ku dëmi do të ishte më i madh.Edhe pse do të duhet organet kompetente të përcaktojnë shkaqet, mendohet se zjarri është përhapur nga oxhaku duke përfshirë kulmin duke shkaktuar dëmtimin vetëm të konstruksionit të pullazit.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...