A e “spiunoi” dikush aksionin në veri të Mitrovicës?

Aksioni i sotëm që Policia ndërmori në disa qytete të Republikës së Kosovës, u përcoll me trazira në veriun e Mitrovicës.Policia u pengua në detyrën e saj nga qytetarët serbë dhe u sulmua me granata dore e armë të gjata.
Lidhur me këtë operacion që u zhvillua me shumë zhurmë e u pengua, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti tha se dyshohet për rrjedhje informacioni dhe se kjo është nën hetim.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tërësi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policorë.”, tha ai ndër të tjera në konferencën për medie.StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...