A mund të ndodhë dalja e Selës nga Qeveria, ja çfarë thonë nga LSDM?

Në opinion janë shtuar debatet të shoqëruara me spekulime se Aleanca për Shqiptarët do të largohet nga Qeveria. Deri tani nuk ka zëra zyrtar rreth kësaj çështje. Por të pyetur në LSDM rreth kësaj çështje theksuan se kjo temë është spin partiak dhe është pjesë e propagandës zgjedhore.

“Nuk duam të komentojmë spine dhe lajme të lansuara për fushatë. Sela me partinë e tij është pjesë e Qeverisë reformatore që ka përcaktim për të realizuar përcaktimet dhe programin qeveritar. Kemi ende punë përpara dhe nuk duam të merremi me spekulime të tilla nga shtabet partiake. Koalicioni ynë tanimë s’është problem numrash, se u pa rezultati i zgjedhjeve. Koalicioni veçmë po zgjerohet dhe ne kemi synim që sa më shumë ta zgjerojmë me deputetë që siç shihet janë të gatshëm të na bashkëngjiten në rrugëtimin tonë të vështirë që kemi nisur, duke rikujtuar 27 prillin”, theksoi për INA, zyrtari i lartë i LSDM-së.

Ai përmend edhe përkrahjen ndërkombëtare që ka ky koalicion për të vijuan planin e reformave.

Por për këtë ka folur edhe analisti Berat Azizi, që sipas tij, dalja e Selës nga Qeveria s’mund të ndodhë.StrugaLajm

“Dalja nga qeveria e Seles nuk mund te ndodh, sepse kjo qeveri reformatore eshte krijuar me ndihmen e SHBA, dhe nuk mund te prishet per qejf te Seles apo Zaevit. Lereni spekulimet se iku Sela nga qeveria.Hot ji nuk ka kohe te merret cdo dite me ne. Beni gjume rehat.Koalicioni i mire apo i keq i Ash dhe Beses do te shihet pas 29. Votuesit nuk mund ti orientosh me telekomand qofshin te opozites ose te pozites.”, ka shkruar Azizi, duke komentuar edhe koalicionin e ri ASH- BESA, që trazoi debatin e Qeverisë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...