Aksident, humb jetën 34 vjeçari nga Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka vdekur nga vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Llapnasellë, në orët e hershme të mëngjesit.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënësja për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ajo tha se vdekjen e personit A.J. e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën”.StrugaLajm

“Vdekjen e viktimës, A.J mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikes së Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin”, tha Ahmeti për klankosova.tv.

In : Aktuale

Loading...
loading...