Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse…

Zvicra në prag të festave të fundivitit ka vendosur rregullat e hyrjes sipas situatës aktuale epidemiologjike, me ç’rast ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi. Në Zvicër, aktualisht jetojnë rreth 300,000 shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 200,000, vijnë nga Kosova, 60,000 nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 40,000 shqiptarë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Pas italianëve, ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më të madh të të huajve në Zvicër.

Zvicra sot ka më shumë se 8.5 milion banorë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave (OFS), në Neuchatel, nga 2 milion e 176 mijë shtetas të huaj që funksionojnë në Zvicër, shumica – rreth 1 milion e 434 mijë – që nga vendet e BE dhe EFTA.

Zvicra, e ka fut Serbinë në “listën e zezë”, çka do të thotë se ata që do të hyjnë në territorin zviceran do të bëjnë karantinë 2 javore.

Viktimë e kësaj “liste të zezë” janë edhe afro 100 mijë shqiptarë nga Kosova me pasaporta serbe, të cilët nuk do mund të shkojnë në vendlindje për fesat e fundvitit?!

Zvicra ka zgjeruar listën e saj të “vendeve në rrezik” duke futur disa vende të Ballkanit, por jo edhe Kosovën dhe Shqipërinë, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Zvicër pa pasur nevojë të karantinohen.

Ky lajm, nga disa media shqiptare, sidomos në Kosovë u pranua me gëzim dhe me eufori se mërgimtarët sivjet do ta presin Vitin e Ri në vendlindje.StrugaLajm

Po a thua të gjithë mërgimtarët me banim në Zvicër do të jenë në Kosovë për këto festa? Sigurisht se jo, sepse në Zvicër ende janë edhe mijëra shqiptarë nga Kosova që posedojnë pasaporta serbe.

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”, duke cituar burimet prej Zyrës Federale të Statistikave (OFS) në Neuchatel, ka mësuar se shqiptarë nga Kosova në Zvicër renditen në vendin e pestë si qytetarë të huaj, me 113 380 banorë.

Maqedonia e Veriut është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin edhe atë, për shkak të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës (mbi 20 mijë në Zvicër).

In : Aktuale

Loading...
loading...