Ajdini:Presion ndaj aktivistëve të opozitës

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini pasditen e sotme është thirrur në bisedë informative në Stacionin Policor Beko në Shkup. Siç bëri të ditur, i ftuar për bisedë informative ka qenë për shkak të aksionit të javës së kaluar në Ministrinë e Drejtësisë. Ajdini shtoi se me këtë po bëjnë presion ndaj aktivistëve të opozitës.

“Isha i ftuar nga policia këtu në Stacionin Policor Beko këtu në Shkup, isha i ftuar mbi aksionin që e bëmë javën e kaluar në Ministrinë e (pa)Drejtësisë ku ne protestuam në mënyrë simbolike, paqësore dhe demokratike kundër propozimit që e kishte kjo Ministri për për të liruar kriminel, për të liruar vrasës siç është rasti i Boban Iliç e kështu me radhë. Protestuam në mënyrë paqësore, nuk dëmtuam asnjë institucion publik, nuk bëmë presion ndaj askujt mirëpo na ftuan në Stacion policor për të na marrë në pyetje në fakt. As ata nuk kanë për çfarë të na marrin në pyetje sepse ne nuk kemi dëmtuar asgjë, por siç po e shoh unë kjo është tendencë për të ushtruar presion psikologjik ndaj aktivistëve të opozitës dhe për t’ua mbyllur gojën atyre me presion. Kjo është tendencë normale e çdo regjimi për të na frikësuar për të na shantazhuar e kështu me radhë”, tha Omer Ajdini – kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...