Aksident i pazakontë: Vetura përfundon në dritaren e shtëpisë (FOTO)

Një familje në Shabac të Serbisë ka përjetuar një aksident të pazakontë.

Një veturë e tipit “Peugeot” i drejtuar nga fqinji T. M, ka thyer gardhin e oborrit dhe ka fluturuar nga dritarja në dhomën e ndenjës së familjes Pavloviq, transmeton Klankosova.tv

“Unë isha në gjumë, dhe burri im sapo kishte shkuar në shtrat. Në dhomën tjetër flinte vjehrra. Më zgjoi një shpërthim i tmerrshëm. Nuk e dija në atë kohë se çfarë ishte dhe kur shkuam në dhomën e ndenjës nuk mund ta besonim atë që kishte ndodhur. Makina ishte në dhomë, vetëm rrotat e pasme mbetën jashtë”, rrëfen e emocionuar Milena Pavloviq, raporton Telegraf, rs, transmeton Klankosova.tv.StrugaLajm

Sipas saj, dhoma e ndenjes ishte e mbuluar me pluhur, xhama dhe tulla.

In : Aktuale

Loading...
loading...