Një 11-vjeçar është përplasur nga makina në aksin rrugor Pogradec-Lin.
Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, ku shoferi 45-vjeçar po drejtonte automjetin tip “Hyundai” dhe aksidentoi këmbësorin 11-vjeçar, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.