Aksident i tmerrshëm, vdes adoleshenti shqiptar, 3 të tjerë luftojnë për jetën (VIDEO)

Ka humbur jetën një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza, itali) natën mes premtes dhe të shtunës, dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese.

Viktima është një 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin e Piacenza-s pas lëndimeve të marra gjatë aksidentit, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital (një në Piacenza dhe dy në Parma) dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të gjithë shqiptarë

Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan portali lokal “Piacenza Sera”.

Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç ndërsa tjetri 20-vjeç. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhet ende me dije nga mediat lokale. Njëri prej tyre jetonte jo shumë larg nga vendi i aksidentit.StrugaLajm

Aksidenti

Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.StrugaLajm

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë.

Vetura u shkatërrua, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua aty.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shqiptarët nga makina.

Autoritet italiane vijojnë hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...