Aksident në afërsi të aeroportit të Ohrit

Më datë 28.01.2022 në ora 06.20, në magjistralen Ohër-Kërçovë, në hyrje të aeroportit në Ohër, automjeti i udhëtarëve “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga NK(64) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Kontrollin e kanë bërë ekipe policore nga SPB Ohër.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...