Aksion i madh policor, arrestohen pesë të punësuar të komunës së Tetovës

Pesë personat punësuar në komunën e Tetovës janë arr estuar, kurse disa ende janë në kërkim, gjatë një aksioni policor, lidhur me malverzimet e bëra për privatizime. Aksioni është realizuar sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë për kr im të organizuar dhe korr upsion, kurse në kërkim është edhe anëtari i Këshillit gjyqësor, Zoran Teofilovski, transmeton Gazeta Lajm.

“Është e saktë se gjatë ditës së sotme janë arr estuar pesë persona nga komuna e Tetovës, kurse një person policia ende nuk mundet ta gjejë. Bëhet fjalë për legalizim dhe privatizim antiligjor të një toke atraktive”, ka deklaruar për sdk.mk, udhëheqsja e Prokurorisë për kr im të organizuar, Vilma Ruskovska. Përveç pesë personave të arr estuar, dhe anëtarit të Këshillit gjyqësor, kërkohen edhe 4 persona tjerë. Jozyrtarisht, ata dyshohen për përvetësim dhe legalizim joligjor të Shoqatës sportive të tensitëve Luboten në Tetovë, kryetarë i së cilës më herët ka qenë vetë Teofilovski. Sipas dyshimeve të para, ai e posedon këtë objekt, por me tjetër emër.
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...