Aktorja e njohur shqiptare e pranon: Burri më ka rrahur (VIDEO)
Aktorja tropojane Arjola Demiri, kishte rrëmbyer menjëherë vëmendjen e shikuesve të serialit “O Sa Mirë”, që me paraqitjen e parë në këtë serial. Roli i rigorozes ‘Xhbane’ e ka bërë atë shumë më të njohur në opinion me këtë emër. Arjola është një personazh mjaft i ndjekur tashmë edhe në rrjetet sociale nga mijëra fansa.
Aktorja ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Sevenbizz’ ku ndër tëtjera foli dhe në lidhje me divorcin e saj. Disa ditë më parë lajmi që aktorja ështe divorcuar dhe shkak për këtë ishte tradhtia bëri bujë të madhe në media. Ajo është shprehur:’Arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia.Pas ndarjes nuk kemi raporte kushedi se çfarë.Nuk takohemi.Nuk kemi pse takohemi’. Ndërsa e pyetur në emision ku ishte e ftuar nëse burri ka vënë dorë mbi të, ka thënë ‘Po’ duke pranuar publikisht dhunënë që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj.