Al Pacino,aktori i njohur i Hollywood ka pësuar një incident mbrëmjen e së dielës, gjatë kohës kur po shkonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Aktori është rrëzuar teksa ngjiste shkallët e Royal Albert Hall shoqëruar nga partnerja e tij Meital Dohan.
Al Pacino u ndihmua nga personat e ekipit të sigurisë menjëherë pas incidentit.
Për fat të mirë ikona e kinematografisë nuk ka pësuar lëndime nga rrëzimi dhe çdo gjë ka shkuar mirë në event.