Albeu:Turqia drejt kolapsit, monedha vendase zhvlerësohet me ritme të shpejta

Polarizimi i madh brenda vendit, problemet me qeverisjen, lufta në Siri, pasiguria, korrupsioni dhe mos funksionimi normalisht i shtetit po dëmtojnë ndjeshëm ekonominë turke.

Një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme dhe presidenciale në Turqi, lira turke është duke u zhvlerësuar ndjeshëm.

Një natë më parë, një dollar shkëmbëhej me 4.80 dhe një euro me 5.60 lira, por rekordi u kap sot në mëngjes kur një dollar u shkëmbye me 4.92 lira, raporton Bloomberg.

Që nga fillimi i vitit lira turke ka humbur 20 për qind të vlerës së saj duke paralajmëruar skenar katastrofik, ndërsa vetëm dy ditët e fundit është zhvlerësuar 5 për qind.

Gjatë muajve të fundit nga Turqia janë larguar një numër i madh investitorësh të huaj.StrugaLajm

Paniku për një zhvlerësim të mëtejshëm i ka kapur të gjithë ata që kanë kursimet në lira duke nxituar që t’i kthejnë në dollar apo euro.

Mëngjesin e sotëm bursa e Stambollit tentoi të rimerrte situatën në kontroll duke shitur të gjitha rezervat në euro dhe dollar për t’i kthyer në lira turke.

Prej disa vitesh Turqia ka probleme me shtetin ligjor dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa më shumë se 400 000 persona janë hequr nga puna ose janë proceduar penalisht si të dyshuar për pjesëmarrje në grushtin e pretenduar të shtetit në korrik 2016, raportojnë mediat ndërkombëtare. /albeu.com/

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...