Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të realizojë një vizitë zyrtare në Maqedoni të hënën. Ai do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë, Kristian Mickovski. Gjatë vizitës, Kryeministri Kurti do të shoqërohet nga një pjesë e ministrave të kabinetit të tij.
Vizita është planifikuar më herët dhe nuk ka lidhje me ndonjë incident të fundit mëson Strugalajm. Detajet e tjera për programin dhe agjendën e takimeve nuk janë bërë ende publike .(Strugalajm.com)