Aleanca e Strugës kundërpërgjet:BDI-ja më së paku duhet të flasë për guroret e Labunishtit


Në mbi 15 vite është në pushtet qendror dhe në shumicën e ketyre viteve ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë. Guroret në Labunisht kanë vulën e BDI-së dhe nënshkrimin e ministrave të tyre. Prandaj është mirë ti lënë arsyetimet se askush nuk iu beson.


Nëse aq shumë qenkan mërzitur për shëndetin e labunishtarëve atëherë përse ministri i tyre, Kreshnik Bekteshi nuk e mbajti fjalën dhe nuk ndali guroret. Erdhi ne Labunisht dhe ua premtoi këtë gjë. Apo ishte vetëm për efekt zgjedhjesh?!
Nëse BDI-ja aq shumë interesohet për shëndetin e banorëve të Labunishtit, pse në këtë kohë pandemie ambulanta e Ndihmës së Shpejtë në Labunisht është e mbyllur?!
Nëse BDI-ja aq shumë mërzitet për shëndetin e labunishtarëve, atëherë pse nuk siguroi automjet për Ndihmën e Shpejtë, por këtë e bënë mërgimtarët e Labunishtit!?
Të mos flasim për ndihma tjera.
Në kohe pandemie, BDI lejoi që Labunishti dhe labunishtarët të përjetojnë dramë të vërtetë, duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit.
Nuk e zgjasim më tepër sepse nuk është e ndershme që në këtë kohë pandemie të merremi me lojërat e ulëta politike të BDI-së dhe funksionerëve të saj.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...