Ziadin Sela me urim për muajin e Ramazanit

Urime gjithë besimtarëve mysliman muajin e shenjtë të Ramazanit, paçit shumë shëndet dhe begati në familjet tuaja.
E di se do të jetë vështirë për të gjithë ne, ta përjetojmë muajin e shenjtë të Ramazanit ndryshe nga herët tjera, më të kufizuar. Por, le të jetë pikërisht ky muaj dëshmitar i durimit dhe përkushtimit tonë për të mirën e përgjithshme. Qofshin këto dy atribute përcjellës të karakterit të gjithsecilit në çdo kohë!
Po hyjmë në këtë muaj të shenjtë me shpresë që të dalim nga i njëjti më të mirë, më të kuptueshëm dhe human.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...