Ali Ahmeti, këmbëngul që në vitin e parë të Qeverisë së re Kryeministri të jetë shqiptar


“Ai tha se do t’i japë prioritet LSDM-së, si fituese në bllokun maqedonas. Unë i thashë se nuk pajtohem, sepse vlerësoj se ne jemi fitues. Por, në rregull, nëse ju mendoni se është ashtu negocioni, ju uroj shumë fat. U përshëndetëm dhe këtu përfundoi takimi. Kurse gjatë 45 minutave paraprake biseduam për disa tema nga karakter krejtësisht i ndryshëm”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. StrugaLajm

Pas takimit të djeshëm që zgjati dy orë e gjysmë mes Zaevit dhe Ahmetit në Kuvend, të dy dolën thanë se janë larg arritjes së një marrëveshjeje, por shprehën bindje se së shpejti do të dalin me qëndrim të përbashkët dhe do ta formojnë Qeverinë e re. Sipas burimeve partiake, negociatat LSDM-BDI ende po rrjedhin, por në nivel të sekretarëve partiakë, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...