Ali Ahmeti: Më meritorët për ligjin e gjuhëve janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin 200 në ALSAT-M duke folur për çështjet aktuale politike sidomos për ligjin e gjuhëve ka thënë se miratimin e ligjit e kanë përshendetur të gjithë dhe të gjithë kanë merita, por më meritorët sipas Ahmetit janë ushtarët e UÇK-së.
” Më meritorët për ligjin e gjuhëve janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.Sigurisht ligji për gjuhët është një arritur e madhe, është tentuar që të kemi temi një ligj të tillë por kemi pasur dallim në interpretimin e marrëveshjes së Ohrit. Ky ligj nuk është kundër kushtetutës të Maqedonisë dhe nuk është i kontestueshëm nga gjykata kushtetuese. Në aspektin ligjor gjuha shqipe nuk është në përdorim vetëm në nivel ndërkombëtar ” ka thën Ahmeti.