![](http://cat.nl.eu.criteo.com/delivery/lg.php?cppv=1&cpp=7sArU3x3RThtUzJYbGNLMkdTMkI1RlcrQ09wN09DZUhjblpDTUNyelJzMlphNXZMak5BSXh1SnY0NE9CQ2Q1YVBEUTlRUytHTHBJWlcrc1VPaUEyRDcxcHVzUW1sQnAvYmNKSjZzb3pXVGFMTU0wbkF3SjlyS0dEVFVEeFp2TXV0VXJxS3pjRlNHa0xTOTJ5bU44bDBuRUxRR2FlOEZOZGhSd3JQZGZwL0dtMTNFU3g5RkVKUG9sMWhvQWdaa3FpY1cyUnExY3pkamtFTDZvYkh3ODY5OEFhQko1dzRWamFFZW12V2Jwb3U2bW1KSFBXUS8yc0NPK1hsbVlDdmRIdXZnN3ZwfA%3D%3D)
Menjëherë pasi në Kuvend u votua për së dyti herë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët e Maqedonisë, shkruan Gazeta Lajm. Në një video të postuar në Facebook nga deputeti i BDI-së Artan Grubi, kreu i integristëve, dëgjohet duke thënë se marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka forcë që mund ta pengojë. “Urime, urime.
Ky është një proces i pandalshëm. Proceset e pandalshme nuk ka forcë që mund t’i ndalë” , ka thënë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, në dalje nga salla e Kuvendit. Ligji në fjalë u votua me 69 vota pro dhe 1 i përmbajtur.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)