Alim Nasufi, pasi fitoi “Gongun e Artë:Pas 12 vitesh ky trofe vjen sërish në Strugë

13 nëntor – Boksieri nga Veleshta e Strugës, anëtar i KB Sindi, përfaqësues i RMV-së, Alim Nasufi, ka dhuruar momente emocionuese në turneun e ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”, i cili dje përfundoi në Shkup, shkruan Open-TV.

25-vjecari, në finale, në kategorinë deri më 71 kg, ka mposhtur boksierin serb Igor Rokic.
Për Open-TV, Nasufi deklaroi se ka realizuar ëndrrën e tij.StrugaLajm

“Po, jam shumë i lumtur që fitova Gongun e Artë. Kam punuar shumë për këtë ditë. E kisha ëndërr të fitoj. Pas 12 vitesh ky trofe vjen sërish në Strugë, pasi për herë të fundit e kishte fituar Fatlum Zhuta”, u shpreh Nasufi për Open-TV.


Ai ka një mori falënderimesh për këtë sukses.
“Fitues i kupës ‘Gongu i Artë’ për këtë vit. Ju falënderit të gjithëve për përkrahjen. Një falëenderim i veçant shkon dhe për trejneret Fisnik Hani dhe Albion Nasufi për punën e palodhshme që më përgatiten për këtë sukses, si dhe për Naser Shkupi që ishin në këndin tim për këte ndeshje të rëndësishme për mua. Gjithashtu një falëenderim shkon dhe për stafin e Klubit të Boksit ‘Sindi’- Strugë, ku së bashku kemi derdhur djersë dhe gjak që t’ia sjellim këtë trofe të rëndësishem qytetit dhe klubit tonë. Gjithashtu një falënderim special shkon dhe për presidentin e Federatës së Boksit në Maqedoni, z.Faton Salihu, i cili me stafin e tij realizuan këte turne në formën më profesionale dhe më të suksesshme të mundshme, ku ky turne ishte dhe në kalendarin e EUBC. Shpresoj që gjithmonë t’ju bëj krenar, dhe që ta nderoj Strugën si dhe vendlindjen time Veleshtën me suksese të tjera”, deklaroi Alim Nasufi. (Open-TV)

P

In : Aktuale

Loading...
loading...