Arben Taravari: ASH-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me BDI-në

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arbën Taravari thotë se mundësia për bashkëpunim me BDI-në para zgjedhjeve nuk ekziston. Ai këtë përgjigje e përsëriti një ditë pasi kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se mundësia për bashkëpunim me ASH-në është akoma e hapur.

“Ne kemi vendim të partisë ku thuhet se Aleanca për Shqiptarët del vetë në zgjedhje dhe ky vendim për të qenë përfundimtar duhet Aleanca për Shqiptarët ta mbajë Kuvendin qendror dhe të përfundojë kjo dilemë. Edhe në takimin e fundit me z. Ahmetin i kam treguar se ASH-ja është e vendosur të dalë vetë në zgjedhje. D.m.th. gjasat për të dalë me BDI-në janë aspak dhe kjo është e qartë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Megjithatë kush bisedon akoma me BDI-në në emër të ASH-së për një bashkëpunim të mundshëm, mbetet enigmë. Ahmeti një ditë më parë, nga një aktivitet partiak tha se ai është në bisedime me ASH-në dhe opsioni për bashkëpunim nuk është shter.StrugaLajm

“Sigurisht që në bisedime jam me Aleancën për Shqiptarët, Partinë Populli dhe Partinë për Ardhmëri Evropiane. Do të varet nga Aleanca për Shqiptarët. BDI-ja është thellë e interesuar për një front të përbashkët për Evropë. Janë opsione të hapura dhe opsione që akoma nuk janë shter. BDI-ja është e gatshme për të gjitha opsionet”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët do të rishikojë edhe qëndrimin në qeveri pas dështimit të ligjit për amnisti, gjë të cilën Taravari e quajti tradhti. Vendimi do të varet nga ndryshimet kushtetuese.

“Sidomos pas ligjit për amnisti kur ndodhi një tradhti që një ligj që ishte propozim i qeverisë nuk u votua nga deputetët e LSDM-së dhe ne kemi dyshime dhe këto nuk i kemi biseduar për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Ne presim deri nga fundi i nëntorit, a ka gjasa të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Edhe pse probabiliteti tani është shumë i vogël, nga fundi i nëntorit, fillimi i dhjetorit ne duhet ta marrim vendimin definitiv”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...