Një shtetas amerikan ka sulmuar dje një punonjës policie në korridorin e Prokurorisë së Përgjithshme në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë, punonjësi i policisë është sulmuar nga O.S.A, 54 vjeç nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç mësohet, amerikani ka sulmuar policin pas një zënke verbale. Ai menjëherë është arrestuar dhe se është mbajtur në stacionin policor Qendër për procedurë të mëtutjeshme.