AntiKrishti që kryqëzoj Botën

Azgan Haklaj

AntiKrishti që kryqëzoj Botën.
Triumvirati  i Whatsapp-it të Edi Ramës.
Letra e lamtumirë së dr Françesko Kortella në Spitalin e Milanos.
Kur vendosa ta emërtoj kështu këtë opinion timin, të ëmërtoj Covid-19 si antiKrisht mendja më fektiu tek simboli i moralit dhe mirësisë njerëzore, filozofi i lashtë kinez Konfuci, i cili  na ka lënë maksimën që po e perifrazoj:”Çdo gjë duhet emërtuar me emrin e vertetë.A i kam vendosur emrin adekuat këtij përbindëshi që po vret në mënyrë çnjerëzore e të pamëshirëshme?!Cfarë mendie diabolike e krijoj dhe çfarë dore kriminale e prodhoj në labaratorët vrasëtarë këtë mutacion gjenetik kaq të rrezikshëm e shfarosës?!Qysh nga Eva dhe Adami, Bota dhe njerëzimi janë përballur e kanë përjetuar ngjarje, dukuri, fenomene,  natyrore të tmerrshme, rrënqethëse, si termete, uragane, tajfune, torando, përmbytje, kataklizma, Apokalipsin e Atlantidës, luftëra gjakatare, epidemi e pidemi të llahtarëshme, që kanë shkaktuar tragjedi të mëdha.Sot antiKrishti Covid- 19 ka kryqëzuar Planetin dhe njerëzimi në mbarë Botën po dylufton me vdekjen, me kurajo, shpresë, besim e solidaritet se do të ngadhnjejë mbi të.Udhëheqësit botërorë i kanë shpallur luftë ushtrisë së antikrishtërve të padukshëm por me fuqi shkatërruese që e ka mbërthyer Globin si oktapod dhe me dhëmbët e tij po i injekton njerëzimit vdekjen.Nga historia duhet se antiKrisht është ai që hiqet si i krishterë, bën paligjshmëri e mashtron.Këta individë Bibla i quan antikrishtër.Tashmë nuk është konspiracion.Covid-19 është krijuar nga mendja njerëzore për të mbjellur vdekjen e pamëshirëshme.Është një armë kibernetiko- biologjike shfarosëse e prodhuar në Kinë, një mutacion gjenetik, shkrirje e gjenit të gjarpërit dhe lakuriqit të natës që ka aftësi të infektojë gjitarët, siç po dëshmojnë shkencëtarët.Ai sot ka kryqëzuar Botën, e cila është në shtetrrethim, në luftë të paepur me të për të shpëtuar çdo jetë njerëzore e për të triumfuar mbi këtë ushtri satanike të padukshme, por që po shkakton tragjedi të parrëfyeshme.Jemi në gjendje lufte deklaruan Presidentët, Trump dhe Macron.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres bëri paralajmërimin e ashpër për koronavirusin:”Nëse e lëmë të përhapet do të vrasë miliona njerëz” deklaroj ai.OBSH-së ka shpallur qendrën europiane të pidemisë Italinë.Kryqit i Kuq Kinez e quan Italinë “Emërgjencë Botërore”, prandaj është momenti ti bëjmë thirrje BE, udhëheqësve botërorë pavarësisht situatës dramatike në vendet e tyre të mos e lënë vetëm, por ta mbështesin në këtë betejë qe i ka shkaktuar humbje të mëdha.Ja si i përshkruan skenat e tmerrshme të vdekjes dr Françeska Kortella në spitalin e Milanos.”Ndjenja me dramatike shprehet ajo, është kur sheh pacientët duke vdekur e dëgjon pambarimisht lutjet e tyre për tu sjellur nipërit dhe mbesat për ti parë për herë të fundit.Një paciente ishte shumë e trishtuar sot, kërkonte vazhdimisht nipërit e vet dëshmon doktorresha.E nxora telefonin dhe e mora familjen e saj në vidio.Ata të gjithë i thanë:Mirë u pafshimAjo dalëngadalë u shua.Kam një listë të gjatë me numra pacientësh që po shuhen, njëri pas tjetrit thotë doktorresha dhe e kam quajtur”:”Letra e Lamtumirës”.Kërkojmë vetëm një ndihmë thotë doktorresha.”Disa Ipaid që t’ua plotësojmë deshirën e fundit pacientëve që po largohen nga kjo Botë të vetmuar.Të shohin femijët e tyre, nipërit dhe mbesat, të afërmit që t’ua japin lamtumirën e fundit”.Shumë e dhimbëshme është fundi i tyre, pa asnjë familjar afër, të përcjellur në botën e përtejme nga punonjësit e funeraleve.Numri i të vdekurve është shumë i madh, krematoriumet nuk e përballojnë dot djegien e kufomave e kamionet e mbushur plot presim rradhën apo kërkojnë vend duke u endur nga qyteti në qytet.Shumë tragjike të mbetesh dhe pa varr dhe familjarët e tu të mos kanë mundësi për të patur as hirin tënd, të ikësh nga kjo Botë siç i thanë fjalës “Pa nam e nishan”.Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroj se:”Që nga shpallja e Pavarësisë së Gjermanisë, jo prej Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë nuk është përballur kurrë më një sfidë të tillë që e ka kaq të domosdoshme sjelljen tonë të përbashkët e në mënyrë solidare.Jemi pjesë e një demokracie të hapur.I marrim dhe shpjegojmë vendimet politike në mënyrë transparente.I përligjim sjelljen dhe komunikimin tonë në mënyrën më të mundshme të kuptueshme thotë ajo”.Natyrshëm lind pyetja?! Kryeministri ynë si i ka marrë vendimet?Me Triumviratin e tij të whatsapp-it.Pasi instaloj republikën kryeministrore tani po shfrytëzon pideminë botërore për të jetësuar Triumviratin.Nuk i duhet me as qeveria, as partia shtet, sekti rilindas që shkatërroj demokracinë, shtetin e së drejtës, madje edhe vetë PS.Kryeministri ka instaluar në Katakombin e Surrelit Triumviratin e tij ashtu siç ishte bunkerizuar Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.Sa transparent ishte Rama në vendimet e Triumvirati?!Gjithçka genjen.Mjafton të shohim kur e ka bërë tenderimin me proçedurë të përshpejtuar të respiratorëve.Po ti kthehemi dekleratave të tij kur u shfaq koronavirusi e ti krahasojmë me ato të sotmet është e mjaftueshme për të mos i besuar për asgjë.Strategjia e tij e gabuar me qëllimin e vetëm për të fshehur të vertetën e nxori zbuluar si lakuriqin e koronavirusit.Nuk ka më asnjë ide sepse ka shterruar plotësisht, nuk ka kurajon për të pranuar paketën e opozitës.Merkel ju drejtohet bluzave të bardha, pa përjashtuar askënd se ajo që po bani ju është e jashtëzakonshme.Rama në mënyrë selektive sulmon mjekët duke i quajtur plangprishës opozitarë, përjashton mijëra mjekë të familjes që janë në terren në frontin e parë të betejës për tu dhënë ndihmën e shpejtë qytetarëve në nevojë, ndërkohë thërret për ndihmë nën mantelin e shpetimtarit vullnetarë me honorare, vetëm për të fshehur transparencën dhe për të mbajtur peng të vertetën.Homologët e tij janë në terren, në betejë ndërsa Augusti Rilindas është fshehur në bunker i trembur nga lakuriqi i natës.Të gjithë udhëheqësit botërorë kërkojnë solidaritet ndërsa kryeministri ynë akuzon opozitën dhe këdo që e kritikon apo i propozon ndonjë ide.Beteja me këtë pandemi botërore është e mbarë njerëzimit, pavarësisht ndarjeve klasore, politike, fetare, grupeve, pozitës shoqërore.Për herë të parë në Historinë Botërore njerëzimi është i ndergjegjësuar për fatin e përbashkët dhe se kontributi i gjithësecilit apo gjithësecilës është i domosdoshm me moton “Shpeto një jetë”, të udhëhequr nga postulati i Nënës së Botës, Shenjtorës Nënë Terezës:”Mos u dorëzo”.Kur e kryqezuan Krishtin, ai i foli nënës Mari dhe dishepullit Gjon.Ai i thirri Atit të tij.”Perendia Im, Perendia Im”!Pse më braktise?!Në këtë moment Ungjilli i Shen Markut thotë:”Toka u drodh dhe shkëmbinjtë u ndanë, varret u hapën dhe trupat e shumë shenjtorëve që kishin vdekur u ngritën përpjetë”.Në këto momente tragjike kur Bota është e kryqëzuar nga antiKrishti, Ati i Shenjtë, Papa Françesku u bëri thirrje të gjithëve : “Pa marrë parasysh vendndodhjen apo përkatësinë tuaj fetare në një moment kujtimi meditimi, lutjeje për sherimin e Botës, i gjithë Planeti i bashkuar në lutje”.Ti lutemi përendisë me psalmet e Davidit, me Gjuhën e Thotit, mbretit të Atlandës, themeluesit të Egjiptit të lashtë, të Zeusit e Dodonës Pellazgjike.Festa e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e Imam Aliut, nipit dhe dhëndërrit të Profetit Muhamed (Met-Madit), mendjendriturit, Viti i ri Pers e gjen Botën të kanosur nga antiKrishti Covidi-19 me ditën e kiametit.Është momenti që të lutemi që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejt.Le ti lutemi të gjithë sëbashku Zotit, me gjuhën e profetëve që u sakrifikuan për njerëzimin e u flijuan për të vertetën, të drejtën hyjnore, barazinë, emancipimin shoqëror, misionarëve që luftuan kundër Jezidit zullumqarë e barbarë, që shkaktoi krime të tmerrshme.Të bashkojmë lutjet me Nuhun, Ibrahimin, (Abrahamin)  Ismailin (Isakun), me Moisiun që vuajti shumë prej fareonit të mallkuar sepse donte ta sundonte popullin e tij me shtypje dhe të ishte Perendia i tij.Të lutemi me gjuhën e Krishtit, (Isait ) që u kryqëzua për të vetmin faj se u bë Misionar i njerëzimit dhe u martirizua duke predikuar rrugën e së vertetës, paqes, drejtësisë, vëllazërimit e përsosmërisë njerëzore.Të lutemi me gjuhën e Budës dhe Konfucit të cilët disa shekuj para Krishtit hoqën dorë, i pari nga jeta luksoze e pallatit mbretëror, i dyti nga pushteti për ti shërbyer njerëzimit me përkushtim. Të lutemi me gjuhën e Profetit Muhamet, Pejgamerit të fundit, që shkroi Kuranin, bazën e besimit Islam, i cili hoqi shumë mundime për të nxjerrë vendin nga ërrësira e skllavërisë, urrejtjes në dritën e mirësisë dhe paqesTë lutemi me gjuhën e Imam Aliut në ditëlindjen e tij që aq shumë luftoj për të drejtën e të vertetën, për paqen e mirësisë.Të lutemi me gjuhën e 72 dëshmorëve të Luftës së Qerbelësë, që ranë për të drejtën kundër Kalifatit Jezid.Me gjuhën e martirëve të kësaj luftë, Imam Hasani, Imam Hysejni dhe të famshmit Abaz Aliu.Pandemia botërore është e frikshme e në anën tjetër është e pashmangshme përballja me të.Beteja me të është e mbarë njerëzimit.Kur Bota priste ardhjen e dytë të Krishtit i duhet të përballet me antiKrishtin.Por të bashkuar e më solidaritet njerëzor dhe me ndihmën e Zotit do të ja dalim të mundim ushtrinë e antikrishtërve.Jeta do të ngadhënjejë mbi vdekjen.I kërkoj kryeministrit tonë murg të që është fshehur si struci të lirë ditët e nirvanës e të kthehet në detyrën e braktisur e të bashkëpunojë me opozitën, Institucionin e Presidentit, të gjithë faktorët relevantë, transparent me publikun për të tejkaluar situatës.Lereni propogandën mashtruese, sjelljen propotente e arrogante, forcë kjo që të jep pushteti, që në fakt ju e keni uzurpuar dhe po besoni proverbën qezariane.”Të fortit i ndih Zoti”.Kur e mund Pompeun, Qezari nga Aleksandria i shkruante Senatit Romak:”Unë jam Zot i Efezit, i Egjiptit,” diktator” i Romës dhe Botës”, por fundin e pati nën këmbët e statujës së Pompeut.Prandaj populli thotë.”E mbramja me hajër”.Konfuci na mëson se kur zemërimi rritet mendo për pasojat.Zemërimi i popullit ndaj teje ka shkuar në pikën e vlimit.Zoti të kthjelloftë mendjen e ta ktheftë arsyen e shëndoshë për ta lexuar zemërimin e Sovranit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...