Arben Dumani, kryeshef i ri i policisë së Dibrës

Dibër, 20 tetor – Arben Dumani është emëruar kryeshef i ri në Departamentin për Punë të Brendshme në Dibër. Ai në këtë funksion vjen me vendim të ministrit të punëve të brendshme. Ai vjen në vend të kryeshefit të deritashëm Argëtim Vojnika.StrugaLajm

Arben Dumani ka qenë në pozita udhëheqëse në policinë e Dibrës disa herë. Dumani vjen si kuadër i Koalicionit VLEN. Në Dibër këto ditë kanë filluar ndërrimet të drejtorëve në disa dikastere të Ministrive dhe Drejtorive të institucioneve qendrore dhe në vend të kuadrove të koalicionit të mëparshëm LSDM –BDI, vendosen kuadro të koalicionit VMRO DPMNE – VLEN. Drejtor i ri në Qendrën për punë sociale është emëruar Skënder Daci, në vend të drejtorit të deritashëm Kreshnik Paçuku, në njësinë e Ministrisë të Bujqësisë pylltarisë dhe ujërave, udhëheqëse e re është Blerta Dika në vend të Arben Mulladautit, kurse në njësinë e Drejtorisë të Pyjeve të Maqedonisë njësia Stogovë, drejtor është emëruar Marjan Partallovski në vend të Rami Latës. Sipas të dhënave të partive politike në nivel lokal, në ditët në vijim do të ketë ndërrime të të gjithë drejtorëve dhe udhëheqësve të koalicionit të mëparshëm me kuadro të koalicionit të ri qeveritar.

In : Aktuale

Loading...
loading...