Arben Fetai paralajmëron: Gjuha shqipe është vija e kuqe që s’duhet prekur!

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në PikëPodcast në Ora24.tv dhe Almakos, ka folur për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin që pritet të marrë për ligjin e gjuhëve.StrugaLajm

“Kjo nuk preket. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në shtet. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj politike ajo le t’u faturohet atyre kur ta nxjerrin vendimin dhe do të shohim ku do të sjellë ky vendim. Dygjuhësia është vijë e kuqe në këtë vend. Dygjuhësia nuk preket. Cili do vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet ta ketë për bazë këtë çështje dhe mos të futet në lojëra që mund te kontribuojnë në tensionime të panevojshme të situatës. Besoj se edhe partnerët ndërkombëtarë e kanë të qartë se dygjuhësia është vijë e kuqe e cila nuk guxon të shkelet. Dhe uroje që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ti thërrasin mendjes të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre politike dhe te sjellin një vendim që është në frymën e ruajtjes së bashkëjetesës dhe paqes sociale në vend” – theksoi Fetai për Almakos.
https://www.facebook.com/share/v/LEMBzX7CFPZhUxwG/

In : Aktuale

Loading...
loading...