Arrestohen pesë doganier të Qafë Thanës

SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, kanë finalizuar me sukses një operacion të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e një linje të kontrabandimit të mallrave të ndaluara (goma të përdorura) që kryhej në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës në Doganën e Qafë-Thanës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen 2100 goma të përdoruara, të dyshuara si kontrabandë.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. H, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës.

A T, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë.StrugaLajm

·I S, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë.

·L. D, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.

·M. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, (të pestë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal)StrugaLajm

K R, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë (nenet 186 e 171).

E.K, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave (neni 171 i Kodit Penal),
·S. T, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit, (nenet 186 e 171 të Kodit Penal),

P. D, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë, (neni 179 i Kodit Penal).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm, u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin S. T. i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë sekuestrimi i kamionit që transportonte mallin kontrabandë së bashku me mallin (rreth 2100 goma të përdorura).

Vijojnë hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontrabandimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...