Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar për skandalin e naftës

Një ndër biznesmenët e përfolur dy vite më parë në lidhje me skandalin e naftës “virgin” u ndalua në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare. Burime të Interpol thanë se, Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u akuzua nga Prokuroria e rrethit gjyqësor të Fierit për shitjen e 4.4 milionë litrave naftë të papërpunuar me qëllim shmangien e akcizës. Xhillari u ndalua nga policia lokale dhe do te mbahet në gjendje burgimi deri në mbërritjen e plotë të dokumenteve të tij lidhur me kërkesën e ekstradimit. Gjyqi do të zhvillohet në Zvicër./TCh

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...