ASh: A vazhdojnë funksionarët e BDI-së më logjikën e zhvatjes edhe në kohë pandemie?!

Edhe në kohë pandemie siç duket zyrtarët e BDI-së nuk bëjnë “kompromis” me korrupsionin dhe zhvatjen. Ata vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër e të zakonshëm.

Klinika për kirurgji torakale dhe vaskulare të cilën e udhëheq Nexhadi Jakupi, funksionar i BDI-së, kanë blerë maska mbrojtëse FFP për 380 denarë copë. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes të njëjtat maska i ka paguar nga 97 denarë, derisa Shoqëria Aksionare për Banesa dhe Objekte Afariste po të njëjtat maska mbrojtëse i ka paguar nga 40 denarë.

Kjo është logjika e zhvatjes së zyrtarëve të BDI-së në kohë pandemie, ndërkohë trumbetojnë se rrogat e tyre do t’i japin në fondin për solidaritet ndaj situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Ftojmë organet kompetente dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ta hetojë këtë rast që është denoncuar nga 360.com.mk si dhe shumë raste tjera, që të parandalohet korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët,
07.05.2020

In : Aktuale

Loading...
loading...