ASH: Ejupi i ,,përjetshëm” , dhëndri i Nevzat Bejtës dhe vëllezërit “gjenial” Besimi!!!

Reagim

ASH: Ejupi i ,,përjetshëm” , dhëndri i Nevzat Bejtës dhe vëllezërit “gjenial” Besimi!!!

Në këtë kohë pandemie, kur të gjithë po përballemi me pasojat shëndetësore dhe ekonomike, BDI po i bën kalkulimet e fundit për ndarjen e kulaçit Qeverisës.
Për këtë parti që e ka shëndruar vendin në tirani pak rëndësi ka , pamndemia dhe numri i të sëmurve dhe të vdekurve nga ky virus famkeq, ata nuk e çajnë kokë për varfërinë , faturat e shtrejta të rrymes elektrike, migracionit alarmant.

Shqetësimi i vetëm i kësaj partie edhe në këtë krizë ekonomike vazhdon të ngel “rahatimi” i njerëzve të tyre nëpër pozitat e larta shtetërore.

Kjo parti që po hyn në dekadën e tretë të Qeversijes e ka humbur sensin dhe ndjenjat politike të funksionimit. Eshtë shëndeuar në kompani private dhe pronë e lidershipit për të emruar funksionar kusar politik, për të vjedhur e per tu pasuruar pa fund, nga buxheti i shtetit dhe nga taksapaguesit e RMV, dhe për mos tu përgigjur asnjëherë për korrupsionin dhe keqperdorimet e detyrave zyrtare te funksionareve te tyre.

Ejup Rustemi qe pritet të jetë Drejtor i rrugeve të Maqedonise, i cili vjen në këtë pozite nga Drejtori Gjeneral i Postave te Maqedonise, pas dy mandateve te deputetit, është shembulli më i keq i BDI-së qe tregon se kjo parti dallon pak nga partitë komuniste që karakterizohen me kuadro të përjetshëm. Ky drejtor dështak i Postave të Maqedonisë, shtrohet pyetja me cfar merite e fitoi pozitën E drejtorit te Rrugëve të Maqedonisë?

Po propozimi i Jeton Akikit Drejtori i AEK-ut përndryshe dhëndri i Nevzat Bejtës në çmënyre e meritoj këtë pozitë, përveç se është dhëndri i Nevzat Bejtës të cilën partinë e tyre e kanë shnderruar në dinasti për familjarët e tyre?StrugaLajm

Po vëllezërit Besimi? Njëri drejtor i përjetshëm i Spitalit të Tetovës dhe tjetri Ministër i të gjitha Ministrive të vendit dhe në fund Ministër i Finansave? Çfarë subjekti politik mund të jetë BDI kur veprimtarinë e saj politike e mbështet mbi nepotizmi klasik, duke i pamundësuar kuadrot e rinjë të zvhvillohen politikisht? A nuk ka përplasje të interesave ku duhet komisioni per antikorrupsion të reagojë?

Kjo është BDI-ja e ditëve të sotme që nuk dallon nga e djeshmja, që thirret ne legjitimitetin e shqiptarëve, ndërsa turpëron vazhdimisht shqiptarët me Ejupat e “përjetshëm”, vëllezërit gjeni dhe me dhëndrin e “aftë”të Nevzat Bejtës!

Si subjekt politik këtkojmë përgjigje konkrete nga Komisioni për Anti korrupsion por edhe nga Zv Kryeministri Ljupco Nikolovski i ngazhuar për luftën kundër korrupsionit përgjigje konkrete për kuadrot e BDI se a pajtohet me nepotizmin kadrovik të BDI-së për të ushtruar pozita të larta shtetërore, dhe а janë këta kuadrot profesionale që Kryeministri Zaev vazhdimisht paralajmeronte se Institucionet shteterore do ti udhëheqin kuadro të aftë e të dëshmuar!

Aleanca Për Shqiptarët

In : Aktuale

Loading...
loading...