ASH-ja e Strugës:Mos i trembni shqiptarët!

Denoncojmë para opinionit rastet e reja të presionit, shantazhit, kërcënimeve dhe largimeve nga puna të të punësuarve né administratën lokale.
Në pamundësi për ti kënaqur nevojat e partnerëve maqedonas dhe atyre shqiptarëve që iu kishin premtuar çudira, e që tani kanë filluar t’jua thyejnë edhe xhamat nëpër zyra, Ramiz Merko dhe tajfa e tij po hakmerret pa mëshirë ndaj atyre që kanë më pak faj dhe që po ushqejnë me bukë familjet e tyre me rrogën e vogël që fitojnë nga puna në administratë.
Këto njerëz të pamëshirshëm dhe të zënë ngushtë nga maqedonasit, këto ditë kanë përgatitur vendime të reja për përjashtime nga puna dhe krejr këto të përjashtuar janë shqiptarë. Përkundrazi edhe tek ato të punësuar me kontrata pune, vetëm shqiptarëve nuk iu janë vazhduar kontratat, ndërsa maqedonsve iu janë përgatitur kontrata të reja.
Mos i trembni shqiptarët! Po afrojnë 100 ditët e para dhe e gjitha që keni bërë janë nxjerrja prej pune e shqiptarëve dhe lënia pa bukë e fëmijëve të tyre. Mos i kërcënoni të punësuarit për aktivitetet që ato i bëjnë jashtë orarit të punës, se ato nuk iu kanë faj.
Historia dhe Zoti do t’ju dënojnë për ligësitë tuaja.

Aleanca për Shqiptarët – StrugëStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...