ASH-Zvicër:Mbështesim qëndrimin e Ziadin Selës se duhet një marrveshje në mes Shqiptarve dhe Maqedonve

Aleanca për Shqiptaret selia në Zvicer
informatë për mediat

Më 1 shtator në Cyrih u mbajt mbledhja e kryseisë te Aleances për Shqiptret ku në rend të dites ishin temat:

⁃ Keqtrajtimi i Diaspores nga administrata
⁃ Referendumi
⁃ Puna vullnetare dhe antarsia ne Aelance
⁃ Bashkpunimi me shoqatat, klubet dhe grupet e interesit (Lobi)

Aleanca për Shqiptaret në Zvicer me keqardhje i shikon zhvillimet në vendlindje dhe hakmarrjen që i bëhet Diaspores nga ana e qeverisë dhe institucioneve. Kerkojmë nga ministri i Diaspores që të bëj një analizë të mirfillt dhe të dal me shpjegime për ndodhit në MPB me vonesen e lëshimit të dokumentave, injoranca e administratove në shum komuna siç janë Saraj apo Struga. Puna e ministrit është Diaspora të ndihet e mirseardhur.StrugaLajm

Shoqatat, klubet dhe grupet e interesit në Diasporë janë shprehur qartë, poashtu edhe Aleanca për Shqiptaret ka një qëndrim të qart pro NATO dhe BE, po në barazi të plot me Maqedonet. Ne jemi në mbështetje të plot të kryetarit të Aleances për Shqiptaret zotit Ziadin Sela që duhet një marrveshje në mes Shqiptarve dhe Maqedonve.

Prej nga formimi i deges në Zvicer, Aleances janë bashkuar mbi 1200 antar, numri është në rritje. Jemi në formimin e grupeve punuese nëper regjione të ndryshme të Zviceres për të mundësuar komunikimin reciprok.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptaret në Zvicer do të filloj dialogun me të gjith shoqatat, klubet dhe grupet e interesit ketu në Zvicer për të qënë më afer me popullin.

Cyrih, 1 shtator 2018

Aleanca për Shqiptaret
Dega në Zvicer

In : Aktuale

Loading...
loading...