Fatmir Dehari:Kërçova gati për fillimin e vitit shkollor

Viti shkollor 2018/19 në Kërçovë do të fillojë më dt. 3.9.2018. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme janë bërë parapërgatitjet e duhura për fillimvitin shkollor. Gjithashtu edhe Çerdhja për fēmijë do të hapi dyertë për vogëlushët, ku tanimë kemi kushte më të mira për qëndrim dhe zhvillim të fëmijëve.
Urojmë arsimtarët, nxënësit, kuadrin mësimor në tërësi që të na përcjellin ditë të mbara me plotë suksese. Posaçërisht uroj filloristët e parë dhe prindërit e tyre që të kenë mbarësi në mësime dhe përparim për fëmijët e tyre.

Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...