Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Slavonski Brod” në Kroaci, afër Bosnjëse Hercegovinë.
Siç raporton mediumi “Sbonline.net”, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga dhe disa të vdekur e shumë të lënduar.
Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galica në një prononcim për media ka thënë se autobusi ka qenë me targa të Kosovës dhe i linjës Frankfurt-Prishtinë.
Disa njerëz kanë vdekur ndërsa më shumë se 30 njerëz janë transportuar në spital. Ky është një aksident i rëndë trafiku”, ka thënë Galic./Indeksonline/