Autori i vrasjes në Pohum dorëzohet në Policinë e Strugës

Strugalajm nga burime policore mëson se, sot rreth orës 18.40 në fshatin Pohum të Strugës personi me iniciale U.V.(1997) nga Pohumi, ka shtënë me armë zjarri, sipas gjitha gjasave pistoletë, drejt Z.B (1996) dhe V.B (1973), të dy baba e bir.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë djali Z.B, ndërsa babai V.B është dërguar i plagosur me ndihmën e shpejtë në spital. Autori i vrasjes është dorëzuar vetë në Stacionin Policor në Strugë. Po hetohen shkaqet e ngjarjes tragjike.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...