Fluturim Bajrami
Duke iu bashkuar deklaratës së kryeministrit Zaev, që rinia po ikën dhe vendi po shprazët, ju sjell një të dhënë momentale për Shfk “Zini Hani”-Veleshtë mbi numrin e nxënësve që duhej të regjistrohen në klasë të parë për vitin shkollorë 2021/2022. Sipas listës së përgjithshme, numri i nxënësve që duhej të regjistrohen në këtë shkollë është diku 94 nxënës, prej të cilëve vetëm 38 nxënës do të vijojnë klasën e parë në vendlindje, 55 nxënës në mërgim, dhe 1 në Shkup. Në shkollën në Dobovjan, nga lista e përgjithshme gjithësej 8 nxënës, vetëm 2 nxënës do të vijojnë mësimin në vendlindje kurse 6 nxënës do të vijojnë mësimin në mërgim. 😪E dhimbshme por realitet. Politikan, kthjellohuni.