Basketbollistja e re strugane që habiti komentatorin me moshën dhe lojën e saj(Foto+Video)


Alba Murtezai është një vajzë 14 vjeçare nga Struga. Ajo para 3 vite filloi të merrej me basket duke u regjistruar në klubin e qytetit “ZKK Struga” . Në fillim luante për ekipin e 14 vjeçareve ( U-14), pastaj për ekipin U – 16. Duke e parë lojën e mirë të saj, trajneri e grumbullon edhe me ekipin senior që garon në ligën e parë të Maqedonisë. Edhe pse shumë e re në krahasim me basketbollistet tjera, Alba përsëri spikat me realizimet e saj.
Këtë sukses Alba e ka arritur me shumë punë. Ajo stërvitet çdo ditë, ngadonjëherë edhe 2 herë në ditë…
Albës i urojmë suksese dhe shpresojmë që një ditë ta shohim edhe në kombëtare…StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...