Ka ndërruar jetë Rasim Dauti,veprimtari nga Ladorishti i Strugës

Ka ndërruar jetë veprimtari Rasim Dauti nga Ladorishti i Strugës.Rasim Dauti që në Rini i është përkushtuar Çështjes Kombëtare, 1968 përjashtohet nga shkolla e mesme të cilën mandej e vazhdon në Kaçanik. Kryen në Prishtinë fakultetin juridik. Punon si jurist në ndërmarrjen Ilinden nga ku pas demostratave të 1981 Rasimi largohet nga puna dhe kështu ngelet i pa punë. Me ardhjen e demokracisë Rasimi me shok është në krye të lëvizjeve të kohës, sekretar i Shkollës së mesme Hajdar Dushi në Ladorisht, bashkëmendimtar dhe veprimtar i të gjitha aksioneve për avansim dhe mirqënie të bashkëvendasve në Ladorisht dhe më gjërë.
Prehu në paqe vëllai, bashkëtshatari jon Rasim Dauti theksojnë për Strugalajm bashkëmendimtarët e tij.
Qoftë i pa harruar kujtimi për ty. AMIN

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15.30 në varrezat e Ladorishtit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...