BDI: Opozita jodinjitoze të mos rrënon pozitat a shqiptarëve

Qëndrimi jodinjitoz i opozitës shqiptare në koridoret e partive
maqedonase nuk e mbulon dot dështimin e tyre në zgjedhjet e 15 korrikut dhe humbjen e thellë ndaj z. Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Edhe braktisja e paarsyeshme në sytë e të gjithë shqiptarëve të Tryezës
së përbashkët të partive parlamentare shqiptare është në funksion të
defokusimit nga humbja, dështimit dhe ka për qëllim shmangien nga
përgjegjësia të kryetarëve të këtyre partive politike para elektoratit
dhe organeve të tyre partiake.

Shpëtimin e tyre në skenën politike e realizojnë edhe nëpërmjet të
përpjekjeve për dështim të shqiptarëve duke qëndruar në sportelet e
pritjeve të partive politike maqedonase dhe duke rrënuar pozitat
negociuese të fituesit dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve.

Dështimin tuaj mos e shëndëroni në dështim të shqiptarëve sepse
shqiptarët nuk do t’ua falin dhe harrojnë këtë sjellje jodinjitoze.

Një herë shpallet fitore, pastaj kontestuat procesin, më pastaj
organizuat protesta teatrale sa për sy e faqe, për të vijuar me takime
të përbashkëta dhe të përvetshme me LSDM dhe VMRO duke thënë që do të
jeni në Qeveri dhe duke kërkuar “blerjen” turpshme të deputëteve.

Lironi skenën e uzurpuar opozitare shqiptare dhe dështimin tuaj partiak
mos e shëndëroni në dështim kombëtar, por hapni rrugë për njerëz të ri
që do ti prijnë një unifikimi të shëndosh opozitar në të mirën e të
gjithëve.

Kjo është interes i shqiptarëve dhe ne në BDI jemi të përkushtuar ta
realizojmë bashkimin dhe mos ti lejojmë dështakët e partive të tyre ti
shmangen përgjegjësisë për humbjet e përjetshme në të gjitha proceset
zgjedhore

Tash është Koha për përgjegjësi tek humbësit e zgjedhjeve dhe BDI dhe z.
Ahmeti nuk do ti ndalin përpjekjet për ta ndihmuar një alternativë të
shëndoshë dhe dinjitoze opozitare.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...