Bashkimi Demokratik për Integrim është drejt finalizimit të listave të plota të kandidatëve për zgjedhjet e 12 prillit.
Integristët kanë ditë që kanë filluar të lëvdohen se 90% e kandidatëve do të jenë fytyra të reja, ose më saktë që më herët nuk kanë qenë deputetë.
“Janë njerëz me përgjegjësi të lartë, janë njerëz të dëshmuar në karrierën e tyre politike dhe njerëz që kanë bartur përgjegjësi në te kaluarën por nuk kanë qenë edhe deputetë”, deklaroi Grubi.
TV21 krahasoi figurat që kanë qenë kandidatë në zgjedhjet e 2016-tës si dhe emrat që përfliten për listat e BDI-së në këto zgjedhje.
Nësia zgjedhore 1 | |
2016 | 2020 |
1. Artan Grubi | 1. Izet Mexhiti |
2. Lirije Elmazi | 2. Arben Ziberi (jozyrtarisht) |
3. Muhamet Ramadani | 3. Shermine Mamuti (jozyrtarisht) |
4. Amella Cana | 4. Valdete Kasapi (jozyrtarisht) |
5. Zeko Abazi | 5. Mesut Jakupi (jozyrtarisht) |
Nëse bartës i listët së njësisë 1 në 2016-tën ishte Artan Grubi, emri i tij tani nuk përmendet në ndonjë njësi. Tani listën e kësaj zone pritet ta drejtojë Izet Mexhiti.
Ndërkaq Amella Cana që në 2016-tën ishte e 4-ta në njësinë 1, kësaj here pritet të garojë në njësinë e 2-të.
Njësia zgjedhore 2
2016
- Ejup Alimi
- Rexhail Ismaili
- Njomza Lumani
- Mirvan Xhemaili
- Muzafer Bislimi
- Kaltrina Azizi
2020
- Arbër Ademi
- Berat Ajdari (Jozyrtarisht)
- Amella Cana (Jozyrtarisht)
Në po këtë njësi, tashmë është konfirmuar se bartës nga radhët e integristëve do të jetë ministri Arbër Ademi, ndërsa emri i Ejup Alimit që në 2016 priu listën e partisë, tashmë nuk përflitet askund. Njëjtë nuk përmendet as emri i deputetit Rexhail Ismaili.
Njësia zgjedhore 3
2016
- Nafi Durmishi
- Madrit Bajrami
- Leonora Ramadani Selimova
2020
- Bekim Neziri
Në njësinë 3, emri i vetëm që tashmë është konfirmuar, edhe si bartës, është ish-ministri i BDI-së Bekim Neziri, ndërsa emra të tjerë akoma nuk janë bërë të ditur.
Njësia zgjedhore 4
2016
- Artim Spahiju
- Bekim Bekirov
- Raimonda Ibraimovska
?
Zona zgjedhore 4, në 2016-tën bartës kishte Artim Spahiun ndërsa tash nga BDI thonë se ende s’kanë vendosur se kush do të jetë.
Njësia zgjedhore 5
2016
- Agim Shaqiri
- Adem Karaga
- Arjeta Veliu
- Musa Ibraimi
- Burim Kaziu
- Valbona Mena Laçka
2020
- Talat Xhaferi
- Jeton Shaqiri (Jozyrtarisht)
Njësia e 5 dhe e 6 janë ato në të cilat partitë shqiptare kanë më shumë shpresa për deputetë.
Tek 5-sa është bërë e ditur se bartës do të jenë krye parlamentari Talat Xhaferi, i cili në 2016-tën ka qenë i dyti në listën e zonës 6, pas Ali Ahmetit.
E përveç Ahmetit e Xhaferit, për zgjedhjet e 2020-tës nuk përmenden më për kandidatë emrat e deputetëve të deritanishëm si Xhevat Ademi, Shpresa Hadri, Mirsada Emini e Brnako Manajllovski. Emër i ri në njësinë e 6-të përmendet ai i Ministrit aktual Naser Nuredini, ndërsa Bajram Rexhepi që në 2016 ishte i 8, tani mund të garojë i 5-ti në njësinë 6.
Njësia zgjedhore 6
2016
- Ali Ahmeti
- Talat Xhaferi
- Shpresa Hadri
- Branko Manajllovski
- Xhevat Ademi
- Mirsada Emini
- Merita Mustafai
- Bajram Rexhepi
2020
- Ali Ahmeti
- Florin Besimi (Jozyrtarisht)
- Arta Bilalli-Zendeli (Jozyrtarisht)
- Naser Nuredini (Jozyrtarisht)
- Bajram Rexhepi (Jozyrtarisht)
- Vjollca Ademi (Jozyrtarisht)
- Bajram Kadria (Jozyrtarisht)
- Bedri Fazliu (Jozyrtarisht)
Pyetëm se a është kjo përpjekje e BDI për ta rifreskuar imazhin duke lënë anash fytyrat e njohura e duke sjellë emra të rinj?
“BDI gjithnjë është rifreskuar, ka hapur dhe do të hapë dyer për kuadro të reja me kualifikime të larta morale, profesionale e kombëtare. Prandaj u mbetet organeve të partisë që të vendosin”, tha Arbër Ademi.
Në njësinë 6, përveç Ahmetit, bartës listash do të jenë edhe krerët e tjerë të partive shqiptare. Ziadin Sela i ASH-së, Bilall Kasami i “Besës” që është në koalicion me LSDM-në si dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.
Nesër është afati i fundit i dorëzimit të emrave të kandidatëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.