BDI:Ramiz Merko merr mbështetjen e kryetarit të Elbasanit

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit priti në zyrën e tij Ministrin Shqiptar për Investime të Huaja në Republikën e Maqedonisë, njëkohësisht kandidat për kryetar bashkie i Strugës, Z. Ramiz Merko. Më shumë në cilësinë e një kryetari të ardhshëm bashkie, biseda mes dy zyrtarëve është përqendruar në bashkëpunimin mes dy qyteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave. Z. Merko shfaqi interes përsa i përket menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit. Ai tha se ky është një problem i madh në Maqedoni ndërsa eksperienca e Elbasanit në këtë drejtim është shumë e vyer. Po ashtu u diskutua mundësia e bashkëpunimit përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm të qyteteve respective. Sejdini shtoi se Bashkia e Elbasanit dhe ajo e Strugës, kanë shumë të përbashkëta edhe përsa i përket kulturave, gjë që u pa me shumë interes për bashkëpunime të mëtejshme.

BDI-Struge

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...