Bekim Pocesta: Votoni me dinjitet, mos bini pre e shantazheve

Bekim Pocesta

Dinjitetshëm …

Po vërehet haptas tashmë, se paniku i disfatës definitive, po i çon oponentët tanë të ndërmarin veprime nga më ekstremet. Botërisht e ditur, se vendvotimi 0543 i cili do përsëritet të dielën e 31 tetorit, nuk mund as të blehet e as shitet, tashmë, po veprohet me forma presioni nga më të ultat. Çfarë po bëjnë?!
Ju lajmërohen njerëzve, familjarëve, subjekteve private, duke ju thënë se votimi ditën e diel, nuk na paska rëndësi ( këtë e bëjnë me njerëzit që dyshojnë se mund të kenê votuar për ne,sepse ata tashmë dyshojnë edhe tek hija e vetë); duke ju dërguar selame jo vetëm me eksponentët e njohur në qytet, “krushqit e shantazheve dhe presioneve”, por edhe me sekretarë shtetërorë, me njerëz të cilët asgjë nuk i lidh me Dibrën veç karikes së pushtetit. Ndaj, ju bëjmë thirrje banorëve dhe votuesve, të mos bien pre e këtyre presioneve dhe shantazheve primitive, por përkundrazi, Dinjitetshëm të dalin, të votojnë që bashkarisht ti japim fund lojërave dhe presioneve që nuk i kanë hije Qytetit tonë.
Është në dorën tuaj tu jepni fund presioneve, kërcënimeve dhe mënyrave më të turpshme të keqpërdorimit të Dibranëve nëpër fushata zgjedhore.
Besojmë fort në vullnetin tuaj të Pastër dhe shpresojmë shumë, se nuk ka asnjë forcë mbi tokë, e cila do ta tjetërsojë bindjen tuaj!StrugaLajm

Me Respekt
Bekim Pocesta

In : Aktuale

Loading...
loading...