Bekim Tateshi i Aleancës: Ja si e fitojm BDI-n

Anëtari i ASH-së së Selës, Bekim Tateshi ka dhënë një formulë se si mund të fitohet BDI-ja e Ali Ahmetit me 12 prill në zgjedhjet e parakohshme të 2020. Sipas tij nëse bashkohen ASH-ja, BESA, Alternativa dhe Blerim Reka marrin 120 mijë vota që do të thotë BDI-në e çojnë në opozitë, përcjell TS.

“Pas dr. Ziadin Selës dhe prof. Fadil Zendelit, në një të ardhme të afërt (sa më shpejtë, më mirë), pres të reflektojnë burrërisht dhe pozitivisht, prof. Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe prof.dr.Blerim Reka dhe të rrumbullaksohet formimi i një Fronti opozitar shqiptar kundrejt Ilinditasve me luan të zgjebosur dhe satelitëve jonatyror të tyre.
Pra, ASH+LB+Alternativa+Blerim Reka = 120.000 vota” ka shkruar Tateshi.

Ndryshe pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, tre liderët Ahmeti, Sela dhe Kasami kanë deklaruar se do të jenë fitues në këto zgjedhje. Nuk dihet nëse pas 12 prillit cilët parti do të shuhen nga skena politike shqiptare, por në Maqedoninë e Veriut ka gjashtë parti që do të garojnë në këto zgjedhje ku ende nuk dihet nëse do të ketë kolaicine parazgjedhore mes tyre. /TS/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...