Berisha me syze për të fshehur shenjat e grushtit

Dy ditë pas dhunës së ushtruar në protestën e 6 dhjetorit, Sali Berisha është shfaqur në zyrën e tij në selinë e PD me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Ish-kryeministri shihet se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i Gert Shehut, i cili e goditi teksa Berisha po marshonte së bashku me protestuesit në bulevard.

Kreu i PD ka deklaruara para ish Presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.StrugaLajm

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

In : Aktuale

Loading...
loading...