Ish Kryeministri Berisha është duke folur në konferencë për mediat një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA.
Që në nisje të fjalës, Berisha njoftoi se ka autorizuar avokatin e tij, në Francë, që të ngrejë padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Që kur kam filluar jetën time politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit e deri ditën e djeshme, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në ndonjë aferë korruptive.
Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral, Francë, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi për shjpifje”, tha Berisha.