Besimi: Çmimet po ulen!

Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%, shkroi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në një postim në “Fejsbuk”.StrugaLajm

Në postim, besimi njofton se së shpejti do të publikohet pakoja e re e masave antikrizë.

“Masat e Qeverisë për përballimin e inflacionit vlerësohen deri më tani në mbi 700 milionë euro dhe së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë për përkrahjen e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe kompanive. Angazhimi ynë është që t’i kapërcejmë plotësisht sfidat globale inflacioniste, duke çuar inflacionin në nivelet historikisht më të ulëta prej rreth 2%”, thotë Besimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...