BESO, QË TË KUPTOSH!

Muhamet Borova

Derisa jemi të shëndetshëm,luajmë me shëndetin,kur sëmuremi,sëmundja luan me jetën.Sëmundjen nuk duhet ta shohim si “shërbetor”,por si “sundimtar,” që na shtyp,që na shkatëron.Për ti kuptuar disa gjëra na duhet shumë kohë,por për fat të keq jeta nuk është aq e gjatë. ”…

StrugaLajm

Me vërtetë,Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli,derisa ata të ndryshojnë vetveten” (Hud:11).Ajo, që ndodhë ditët e fundit është “proklamatë” serioze se duhet të ndryshojmë ne, që të ndryshojë edhe kjo situatë e pandemisë që na mbanë peng,në “humnerën” e pasigurisë.Kush beson ai kupton. Kupton se xhamitë janë vetëm ndërtesa të thjeshta kur, nuk falet namazi,kuptojnë se kur ka rrezik për jetën, shtëpia bëhet xhami nëse besimatari falet me zemër të kulluar,me besim dhe me mendje të kulluar. Ti bëjmë shtëpit xhami,të lutemi dhe të falemi në shtëpit tona derisa kalon rreziku potencial.Namazi është lidhja intime me Allahun,është ndjenja intime që e kemi ndaj hyjnisë,prandaj nuk ka nevojë të na shohin të tjerët si falemi.Në shtëpi ku falet namazi është xhamia, aty është mëshira e Allahut.Mundemi të mendojmë si të duam,por duhet të veprojmë si kërkon shoqëria,që të kemi një verë të qetë,ku do të pulsoj jeta, bashkë me mërgimtarët dhe turistët!

In : Aktuale

Loading...
loading...