Trixa, Donaldi dhe Bora morën famën më të madhe ndonjëherë, shkruan lajmi.net.
Pas raportit raportit të tyre, ishte Bora që disa herë përmes emisionit që ajo e udhëheq i përqonë mesazh Donaldit.
Këtë gjë e ka bërë sërish së fundi. Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja.
“Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili poashtu kishte hedhur ‘kunja’ në kohën kur u zyrtarizuar lidhja e Donaldit me Beatrixën.
Kujtojmë që në javën e dytë në shtëpinë e famshme hyri moderatorja ku takoi ish të dashurin e saj, Donaldin, e që u pajtuan se do të sqaroheshin porsa të dilte ky i fundit nga reality-show.
Por që rrjedha e tyre shkoi ndryshe pasi Donaldi filloi një histori dashurie brenda shtëpisë me Beatrixin përkundër faktit që të dy u ‘kryeqëzuan’ nga publiku.
Beatrixa u akuzua se ia ‘rrëmbeu’ Donaldin Borës, ndërsa Donaldi se e ‘tradhëtoi’ Borën.