“Buka e gurbetit asht’ bukë e hidhun”, fjalët emocionuese të plakut për rininë e Kosovës në 14 vjetorin e Pavarsisë

Nesër shënohet 14 vjetori i Pavarsisë së Kosovë. Gjatë tërë këtyre viteve shteti ynë u përballë me situata të ndryshme, por ajo që vazhdon t’i prek zemrat e shumë familjeve është ikja e të rinjëve nga Kosova.

E pikërishtë një ditë para ditës më të madhe të vendit tonë, ditës së shpalljes së Pavarsisë një qytetar në moshë me disa fjalë emocionuese i ka bërë thirrje të rinjëve që mos të largohen nga vendi.

“A ka vend më të bukur në rruzullin tokësor se Shqipëria arbëror? A ka vend më të bukur se Kosova? Të rinjëve po u imponohet nga faktori njeri, ta lshojnë vendin e tyre e po shkojnë në skutha të Ballkanit e Evropës tu mendu se atje do t’i presin me petulla. Gurbeti është i hidhur, ajo bukë është e hidhur, kurrkund nuk e ke më mirë se në vendin tënd. Këta që janë në pushtet le te jepin kontributin e tyre që të rinjtë le të qëndojnë këtu”, ishin fjalët emocionuese të plaukt.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...