Bullgaria ja bën 8 me 2 Maqedonisë/Bllokon hapjen e negociatave për BE

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska nuk është optimiste për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Francës me BE-në. Në nje seancë të mbyllur në Kuvendin bullgar, siç kanë njoftuar mediat e atjeshme Gençovska ka theksuar se nuk ka kurrfarë përparimi për çështjet e hapura politike. Sipas saj ekziston dallim i madh midis Qeverisë së Bullgarisë dhe Ministrisë së Jashtme për mënyrën e zgjidhjes së kontestit. Shefja e diplomacisë bullgare ka thënë se nuk ka kohë deri në fund të qershorit të hapet Kushtetuta dhe në të të figurojnë bullgarët si komb shtetformues.

“Nëse e shohim realisht deri në fund të kryesimit francez me Këshillin e Evropës, dyshoj se kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut do të mund ta hapin Kushtetutën dhe ta mbyllin këtë proces”, tha Teodora Gençovska, ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Sipas Gençovskës fare nuk ekziston marrëveshje, e cila do të ishte bazë për zgjidhje, me çka praktikisht e përgënjeshtroi ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. Ai një ditë më parë tha se pritet përgjigje nga pala bullgare për propozim marrëveshje, e cila është e pranueshme për Shkupin. Por nga Sofja sot thanë se për këtë propozim që në shkurt janë përgjigjur me JO. E vetmja gjë që zbuloi ministri i Jashtëm është se gjatë kësaj periudhe po diskutohet për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, përkatësisht nëse kjo kërkesë e Sofjes do të jetë pjesë e kornizës negociuese dhe në cilën fazë të negociatave. Komuniteti bullgar është arsyeja e vizitës së nesërme të kryeministrit Kiril Petkov, në vend.StrugaLajm

“Detyra e qeverisë bullgare është të mbështesë komunitetin bullgar në Maqedoni. Besoj se për momentin edhe Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut po e kupton se sa prioritet i madh është ky për Bullgarinë, dhe ne po punojmë së bashku për të ngritur prioritetin e këtyre njerëzve në shoqërinë maqedonase”, u shpreh Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...